Kupa e Botës, Meksika dhe Koreja e Jugut e nisin me fitore

Meksika triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen hapëse të Botërorit, duke entuziazmuar mbi 70 mijë tifozët e pranishëm në mitikun Azteka.

Vendasit nuk e vunë në diskutim fitoren përballë një kundërshtari më të dobët dhe që e mbylli takimin me 2 lojtarë më pak. Për Meksikën realizoi që në minutën e 9-të Quinones, ndërsa golin e sigurojë e firmosi Jimenez në pjesën e dytë.

Po në grupin A, Korea e Jugut e nisi me fitore Kampionatin Botëror 2026, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të Grupit A.

Çekët kaluan të parët në avantazh në minutën e 59-të me Krejcl pas një goditjeje standarde, por reagimi korean ishte i menjëhershëm. Hwang In-beom barazoi në minutën e 67-të pas një aksioni të bukur individual, ndërsa Oh Hyeon-gyu realizoi golin e përmbysjes në minutën e 80-të.

Skuadra aziatike u dallua për shpejtësinë dhe lojën teknike, duke krijuar më shumë rrezik në pjesën e dytë. Nga ana tjetër, Çekia vuajti edhe anulimin e një goli të Soucek për pozicion jashtë loje.

Në një ndeshje të ekuilibruar për pjesën më të madhe, Korea e Jugut tregoi më shumë zgjuarsi në momentet vendimtare dhe mori tre pikët e para në turne.