Jeta e dyfishtë e Kylie Walker

Kyle Walker dëshiron të largohet nga Manchester City këtë muaj. Ishte vetë trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që njoftoi në fillim të këtij muaji se Walker ishte lënë jashtë skuadrës, në ndeshjet FA Cup, sepse lojtari donte të largohej, madje jashtë vendit. Por Roi Keane, ish-kapiteni i Manchester United, beson se problemet jashtë fushës së futbollit, kanë kontribuar në dëshirën e Walker për t’u larguar nga City.

Mbrojtësi 34-vjeçar në fakt po lufton për të shpëtuar martesën e tij me Annie Kilner, ndërkohë që ka edhe dy fëmijë me Lauryn Goodman. Situatë kjo që u bë publike dhe u përfol shumë në media gjatë vitit të kaluar.

“Shumë lojtarë kanë probleme jashtë fushës dhe sigurisht që kjo ndikon për keq në performancën e tyre në fushë. Nuk është problem për një lojtar që thotë se ka nevojë për një ndryshim, por kur je në mes të sezonit kur skuadra e tij është në vështirësi, kjo sigurisht që nuk është një gjë e mirë. Unë besoj se situatat e vështira jashtë fushe, mbi jetën e dyfishtë të tij, kanë ndikuar shumë në lojën e Uokerit. Unë mendoj se Manchester City duhet ta shikojë këtë si një marrëveshje biznesi dhe Pep duhet të kujdeset që lojtari të mos largohet me çmim të lirë”.

Ndërsa Gary Neville, beson se periudha e Walkerit në nivelin më të lartë ka mbaruar. “Ai është kapiten i ekipit dhe është në mes të një sezoni sfidues. Kur pashë që ai kishte kërkuar të largohej, mendoj se periudha e performancës së tij të lartë te Siti ka mbaruar. Duke parë se te City, kërkesat e Pep Guardiolës janë gjithnjë të larta, mendoj se ai nuk mund ta bëjë më në këtë nivel dhe thjesht dëshiron të largohet. Mendërisht dhe fizikisht, ai thjesht duket i pamundur”.

 

sfidanti.al