Një ditë pas komenteve të Gianni Infantinos që përforcojnë pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026, po dalin në pah detaje të reja.
Sipas Associated Press, FIFA ka planifikuar të takohet me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit në Zyrih të Zvicrës, më 20 maj, për të finalizuar detajet e udhëtimit të ekipit të trajnerit Amir Ghalenoei në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës.

