Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, ka theksuar se kombëtarja aziatike nuk do ta luajë Kupën e Botës në SHBA. Italia është kombëtarja me koeficientin më të lartë nga të përjashtuarat. “Ripeshkim? Vështirë të ripeshkohet një skuadër europiane dhe nuk e uroj këtë gjë”, – ka thënë ministri i sportit në Itali, Abodi, në lidhje me mundësitë që Italia të shkojë në Botërorin e verës. Tema është aktuale dhe nxitet më shumë nga fjalët e ministrit të sportit iranian, Ahmad Donyamali. Për agjencinë turke “Anadolu” ai u shpreh i vendosur për faktin që Irani të mos i luajë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA, sipas kalendarit të përcaktuar, por në Meksikë.
sfidanti.al

