I dërgonte lojtareve të tij mesazhe të papërshtatshme: shkarkohet trajneri Dan Santos

Federata e Futbollit e Luksemburgut ka shkarkuar trajnerin e kombëtares femërore Dan Santos. Vendimi erdhi pas një serie raportimesh për “incidente serioze”, që përkthehen si mesazhe të papërshtatshme të dërguara disa futbollisteve. Kontrata e tij, e vlefshme deri në qershor, është ndërprerë menjëherë. Santos ishte punësuar gjashtë vite më parë dhe, pas një serie rezultatesh të mira, ishte konfirmuar disa herë në detyrë.

sfidanti.al