Dy futbollistët shqiptarë, Jahmir Hyka dhe Albian Ajeti, janë përzgjedhur nga e përditshmja zvicerane “Blick”, në formacionin më të mirë të javës së 17-të Super Ligës zvicerane. Të dy realizuan nga një dopietë personale. duke duke u bërë protagonistë në fitoret e ekipeve të tyre. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, realizoi dy herë në fitoren 3-0 të Luzernës në shtëpi, ndaj Vaduzit. Ai shënoi golin e dytë dhe të tretë në të 51’ dhe 58’. Me këto dopietë, Hyka arriti kuotën e 5 golave në këtë sezon, ku nuk I ka luajtur të gjitha takimet, sidomos pas kthimit nga Kombëtarja.
Ndërkohë. sulmuesi i St. Gallenit, Albian Ajeti, me dy golat e tij përmbysi shifrat duke i dhënë fitoren 2-1 në shtëpi ekipit ku aktivizohet, në ndeshjen ndaj Sionit. Ai shënoi në minutën e 63-të dhe tre minuta pass përfundimit të kohës së rregullt. Ndërkohë që edhe Ajeti tashmë numëron 5 gola në kampionat, gjatë këtij këtë sezoni. Ai është aktivizuar deri më tani, me ekipet përfaqësuese të moshave të Zvicrës, ndërsa nuk ka bërë ende një zgjedhje sa i përket ekipit të parë. Albiani është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe Torinos, Arlind Ajeti dhe për 19 vjeçarin ndoshta do të ishte e rëndësishme të bashkohen në Kombëtare, për të mos ndodhur si në rastin e Xhakave..