Kai Havertz ka pësuar një tjetër dëmtim vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në formë të plotë. Incidenti ndodhi në minutën e 32-të të ndeshjes mes Arsenalit dhe Njukasëllit kur sulmuesi gjerman u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore.
Situata e tij ka ngritur shqetësime edhe për përfaqësuesen e Gjermanisë, ku trajneri Julian Nagelsman po e ndjek nga afër gjendjen e tij. Havertz ka qenë një nga titullarët e rregullt në ndeshjet e fundit miqësore të Gjermanisë dhe një mungesë e mundshme do të ishte një tjetër goditje për skuadrën, sidomos pas mungesave të tjera të rëndësishme në ekip.

