Një episod i rrallë ka ndodhur në futbollin gjerman gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë mes SC Preußen Münster dhe Hertha BSC. Kur arbitri Felix Bickel shkoi te monitori për të rishikuar një episod të diskutueshëm për penallti, ai u përball me një ekran të zi. Shkaku rezultoi të ishte i pazakontë: një tifoz i maskuar kishte shkëputur kabllon e energjisë së sistemit VAR për të penguar përdorimin e teknologjisë nga arbitri. Ngjarja ndodhi në stadiumin ‘LVM-Preußenstadion’. Sipas një punonjësi të sigurisë, i cili e sqaroi situatën për Sky Sport, tifozët vendas madje shfaqën edhe një pankartë me mbishkrimin “Shkëputeni VAR-in”.
sfidanti.al

