Gareth Bale zbulon projektin e ri

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Tottenhamit, Gareth Bale, është pjesë e një konsorciumi të interesuar për të blerë ekipin e Ligës së Parë, Cardiff City. 35-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2023, pati një ofertë të parë për Cardiff City që iu refuzua nga pronarët aktualë. Bale mbetet i vendosur për të blerë klubin uellsian, pasi kontakti është bërë tashmë me pronarin Vincent Tan. Duke folur me gazetarët në premierën e F1: The Movie, Bale tha: “Ne jemi të interesuar të marrim Cardiffin. Është klubi im i qytetit, është vendi ku u rrita dhe xhaxhai im luante për ta. Të përfshihesha në një grup pronarësh do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Është një klub afër zemrës sime. Është vendi ku u rrita dhe do të doja shumë të isha pjesë e rritjes së Cardiffit dhe ta ndihmoja të ngjitej në Premier League, aty ku i takon. E di sa të mrekullueshëm janë tifozët uellsianë dhe tifozët e Cardiffit. Do të ishte fantastike të përpiqeshim të bënim diçka së bashku. Po përpiqemi të angazhohemi me Cardiffin dhe do të dalin më shumë lajme për këtë në të ardhmen, por shpresojmë se mund të arrijmë diçka”.

sfidanti.al