Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit në kualifikueset e Kupës së Botës. “Gjelat” kanë ende punë për të bërë në dy takimet e fundit ndaj Ukrainës dhe Azerbajxhanit për të siguruar biletën e tyre ndaj trajneri ka bërë zgjedhjet e futbollistëve më në formë duke mos rrezikuar asnjë të dëmtuar. Kësisoj, jashtë listës mbeten emra si Rabiot e Dembele, pa harruar dy vëllezërit Thuram, teksa kthehet një emër i njohur si N’Golo Kante apo edhe Nkunku i cili po luan më rregullisht me Milanin së fundmi.
“Kante është në nivelin e tij më të mirë, po të marrim parasysh ndeshjet që e kam parë unë duke bërë. Ai është gjithmonë një kandidat potencial për t’u grumbulluar, siç është edhe këtë radhë. Deri tani, objektivi im ishte që t’i jepja hapësirë të rinjve, që të mësonin “zanatin”. N’Golo ka një status dhe një eksperiencë të madhe. Kur e thërras, është se ka një rol të rëndësishëm”, ishte shpjegimi i Deshamp për mesfushorin.
Portierë: Shevalie, Menja, Samba
Mbrojtës: Dinje, Gusto, L. Hernandez, T. Hernandez, Konate, Kunde, Saliba, Upamekano
Mesfushorë: Kamavinga, Kante, Kone, Olize, Zaïr-Emeri
Sulmues: Akliush, Barkola, Sherki, Ekitike, Kolo Muani, Mateta, Mbape, Nkunku
sfidanti.al

