Skena kaotike në Brazil gjatë finales së kampionatit Mineiro mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro. Ndeshja përfundoi në mënyrë dramatike me një përleshje masive në fushë dhe plot 23 kartonë të kuq, një rekord i ri për futbollin brazilian. Rekordi i mëparshëm ishte 22 përjashtime, i regjistruar në vitin 1954. Incidenti ndodhi në minutat e fundit të takimit në Belo Horizonte. Gjithçka nisi kur portieri i Atletico Mineiro, Everson, ndërhyri ashpër ndaj mesfushorit kundërshtar Christian, duke e ndalur fillimisht në dalje dhe më pas duke e kapur dhe rrëzuar në tokë.
Pas këtij episodi, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë menjëherë në përplasje dhe situata degjeneroi në një sherr të madh në fushë. Për të vendosur rendin u desh edhe ndërhyrja e policisë, ndërsa arbitri nxori gjithsej 23 kartonë të kuq, duke hyrë kështu në historinë e futbollit brazilian.
sfidanti.al

