Botërori 2027 për vajza/Kosova, fitore e madhe ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Kosovës për vajza ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Kroacisë, duke triumfuar me rezultat 1:0 në Karlovac, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2027.Pas dy humbjeve ndaj Kroacisë në përballjet e vitit 2024 në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2025”, Dardanet këtë herë arritën të triumfojnë ndaj ekipit që konsiderohet favorit i grupit.

Golin e vetëm dhe të fitores për Kosovën e realizoi Modesta Uka në minutën e 13-të, duke i dhënë ekipit të drejtuar nga trajneri Sami Sermaxhaj tri pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt përmbushjes së objektivit të këtij edicioni.