“Bild” tregon shifrat e sakta të yjeve të larguar nga Dortmundi

Sipas tabloidit gjerman “Bild” Borussia e Dortmund ka fituar shifra të çmendura duke shitur yjet e saj. Gazeta në fjalë ka bërë me dije vetëm nga shitja e Dembélé ka përfituar plot 148 milionë euro. Në 2017-ën klubi gjerman mori plot 105 milionë euro ndërsa në vitet pasardhës Barcelona ka kaluar edhe 42-43 milionë euro në fomrë bonusesh, të cilët ishin shumë thejshtë të arritshëm. Për shitjen e Bellingham ekipi gjerman ka përfituar 103 milionë euro. Ndërsa kësaj shifra i janë shtuar edhe 10 milionë euro të tjera pasi Reali fitoi La Ligën dhe Champions-in. Pak vite më pas arkat e Borussia-s u pasuruan edhe nga shitja e Haaland, i cili kishte një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Ndërsa për tu vlerësuar ishte edhe shitja e Niclas Füllkrug, i cili braktisi “Signal Iduna Park” me destinacion West Ham për 27 milionë euro.

 

sfidanti.al