Arrestohet vëllai i Cassanos

Fillimi i vitit 2024 nuk është aspak i lumtur për Antonio Cassano. Orët e fundit ka marrë dhenë lajmi se Giovanni Cassano, vëllai (nga babai) i ish-sulmuesit të Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit dhe Interit është arrestuar së bashku me shtatë persona të tjerë nga policia në Bari si anëtarë të një bande që bastiste banesat. Lajmi u raportua nga “La7”, që detajon edhe mënyrat se si vepronte banda e së cilës ishte Giovanni Cassano: kriminelët përdornin çelësat e vjedhur nga viktimat ose të riprodhuar falë bashkëpunimit të pronarit të një dyqani harduerësh, të cilit i ishte siguruar fotoja e çelësave për t’i dublikuar. Giovanni Cassano (52 vjeç) tetorin e kaluar iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth një milion euro, rezultat i një sërë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë vjedhjet, marrjen e mallrave të vjedhura, grabitjet dhe zhvatjet duke përdorur gjithashtu dhunë dhe armët.

sfidanti.al