Argjentinë, presidenti i klubit merr ryshfet

Një skandal i madh ka shpërthyer në Argjentinë, pas publikimit të një videoje, ku shihet presidenti i San Lorenzo duke marrë ryshfet. Në videon e publikuar nga “El Nueve”, shihet presidenti Marceloa Moretti, duke marrë një ryshfet prej 25 mijë eurosh. Paratë kanë ardhur nga nëna dhe agjenti i një lojtari, për ta transferuar atë te San Lorenzo. “Merri këto 25 mijë euro dhe firmos me atë”, dëgjohet në video. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi, ndërsa presidenti Moretti nuk ka dalë ende me një reagim.

 

sfidanti.al