Trajneri Nuno Espirito Santo bllokon stërvitjen e forcës për lojtarin e tij: Gjenetikë e pabesueshme, duhet të ndalojë. Tek West Ham forca fizike mund të kthehet në një paradoks, veçanërisht nëse je Adama Traore. Trajneri i ‘Hammers’, Nuno Espirito Santo, ka vendosur një rregull të veçantë për blerjen e dimrit: e ka të ndaluar ngritjen e peshave. Edhe pse fiziku është një markë fabrike për anësorin spanjoll, trajneri portugez kërkon që t’i mëshojë më shumë elasticitetit dhe shpejtësisë, duke limituar punën në palestër për Traore. “Ka një gjentikë të pabesueshme, duhet të ndalet”, – ka pohuar trajneri i West Ham.
sfidanti.al

