Dopieta dhe asistimi nga Marcus Rashford në fitoren 7-0 të Manchester United ndaj Barnsley në Carabao Cup e kanë kthyer në qendër të vëmendjes sulmuesin anglez, i cili gjithashtu kishte thyer ngërçin në ligë në raundin e fundit kundër Southampton. Gola që nuk i mjaftojnë Erik ten Hag. Trajnerit holandez i Djajve të Kuq, në fakt, kritikoi lojtarin e tij: “Kur stili i jetesës nuk është adekuat, nuk mund të performosh”.
“Ai duhet të përmirësojë jetën e tij, qëndrimin e tij në stërvitje dhe ndeshje. Kur të tregohet profesionist, ai do të shpalosë më të mirën e tij. Të gjithë lojtarët në Premier League, dhe në këtë klub, e dinë se nevojitet qëndrueshmëri. Ai kishte nevojë për ndihmë. Për shembull, dikush që ta mbështesë, por në fund, duhet të jetë ai që duhet ta bëjë”. “Është shumë mirë që sulmuesit të shënojnë në fillim të sezonit, ata kanë nevojë për besim. Tani kemi disa lojtarë që kanë shënuar dhe kjo është një gjë e mirë për ekipin”. “Ai e di se kur ka pengesa, duhet të luftojë dhe të rregullojë karrierën dhe performancën e tij. Ka marrë kontrollin e kësaj dhe është në rrugën e kthimit. E filloi sezonin shumë mirë, tani duhet të vazhdojë dhe të përparojë”.
sfidanti.al