Taylor jeton në Mançester, por do të arbitrojë ndeshjen City-Arsenal

Do të jetë arbitri Anthony Taylor ai që do të drejtojë super ndeshjen e Premier League të fundjavës mes Manchester City dhe Arsenal. Arbitri, i përfolur sidomos pas finales së Europa League të humbur nga Roma e portugezit José Mourinho kundër Sevilla, e shoqëruar me zemërimin e trajnerit dhe tifozëve për drejtimin e ndeshjes, ka përfunduar në qendër të polemikave edhe në Angli.

Shumë tifozë të Arsenal kanë shprehur dyshime për emërimin e tij, duke reaguar në rrjetet sociale me habi dhe zemërim. Ndonjëherë zgjedhja e tij krijon dyshime sidomos për ndeshjet që përfshijnë një nga skuadrat e Mançesterit, pasi Taylor jeton vetëm pak kilometra larg të dy stadiumeve. Megjithatë, ai ka qenë gjithmonë tifoz i ekipit të qytetit të tij të lindjes, Altrincham, dhe ka deklaruar disa herë se nuk ka simpati as për City dhe as për United.

sfidanti.al