Altafini, “tradhtari” i dikurshëm këshillon Higuainin: “Shëno dhe festo”…

Duket qartë që Hoze Altafini është i shkollës së vjetër (tashmë në moshën 78 vjeçare), kur nuk kishte menaxherë kaq të sofistikuar, apo zyra shtypi me kaq influencë në opinionin sportive. Për të, një gol është një gol dhe vlen më shumë ish-skuadra ku ke luajtur. Pra goli është maksimumi për një sulmues dhe këtë e thotë një paraardhës i “tradhëtisë” në Napoli, për të kaluar tek “Zonja e Vjetër, 44 vjet përpara Higuainit.

Edhe Altafini ishte një idhull dikur në “zona Vezuvio”, pasi luajti me Napolin 180 ndeshje dhe shënoi 71 gola, por kjo nuk e pengoi të shënonte në shtëpinë e vjetër, në fitoren 2-1 të Juventusit, në kampionatin 1974-1975, madje edhe ka festuar. “Nëse Higuain shënon ndaj Napolit” – ka thënë ish-sulmuesi i intervistuar nga Sport Mediaset –  duhet edhe të festojë nomalisht. Ai duhet të hyjë në fushë për të bërë ndeshjen e tij dhe nëse shënon nuk do të ekzaltohet për të fyer Napolin, por në shenjë respekti për skuadrën dhe tifozët e tij.

Kush nuk feston kur i shënon ish-skuadrës vetëm gabon”, përfundon deklaratën e tij legjenda Altafini, i cili për Napolin luajti shtatë vjet, nga viti 1965-1972 dhe katër të tjera me Juven, në vitet 1972-1976.