Ylli i Premier ligës, Xhef Shlap është përfshirë në një aksident të frikshëm me makinën e tij, duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë. Sipas tabloidit britanik The Sun, mjeti i drejtuar nga mbrojtësi 23 vjeçar i Leiçester Sitit, fillimisht ka rrëshkitur në një pjesë të autostradës që nuk kishte parete mbrojtëse.
Lamborgini i Shlap, që ka kushtuar 190 mijë paund (221 mijë euro), është dëmtuar në disa pjesë të tij dhe në vendgjarje ka mbërrritur menjëherë policia dhe aumbulanca, por futbollisti nuk kishte pësuar lëndime dhe si pasojë nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore. Ndërsa prononcimi i tij pas aksidentit ka qenë vërtetë i çuditshëm: “Nuk ka asnjë problem, kam edhe tre makina të tjera dhe mund të zgjedh kë të dua”. Mbrojtësi ganez, kampion me Lesterin në sezonin e fundit ka në pronësi një Range Rover Sport (60 mijë paund), një BMW I8 (105 mijë paund) dhe një Mercedes sports.