Maruan Felaini ka pësuar një dëmtim në pulpë që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për 3-4 javë. Kjo do të thotë se Mancester Junajtid do t;i duhet një futbollist që të zëvendësojë belgun, por trajneri Ole Gunar Solskjaer deklaron se nuk pret lëvizje të klubit në këtë sesion merkatoje.
‘Nuk jam shumë i sigurt nëse do të shoh lëvizje të klubit edhe me këto dëmtime ku përfshihet edhe ajo e Felainit-deklaroi Solskjaer që përmendi edhe të riun skocez MekTomlinson i cili këtë sezon ka luajtur në vetëm 7 ndeshje të Premier League me Djajtë e Kuq
‘Skot po punon shumë, është një futbollist i ri tek i cili besoj. Klubi po punon për kontratën e tij-tha Solskjaer për 22 vjecarin e pëfaqësueses skoceze të futbollit
sfidanti.al