#enough; Premier League i thotë jo racizmit, lojtarët grevë në rrjetet sociale

Futbollistët e Premier Leagues dalin kundër racizmit dhe bëjnë tentativën e tyre për të luftuar këtë fenomen famëkeq të diskriminimit në drejtim të sportistëve me ngjyrë. Kështu Shoqata e Futbollistëve Profesionistë vendosi të ndërmarrë një nismë të vecantë në përpjekjen e tyre nëpërmjet hashtagut #enough(Mjaft) me futbollistët që për 24 orë nuk do të postojnë asgjë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Është kjo një lloj greve që ka si objektiv reduktimin e sulmeve raciste në platformat kryesore sociale si Facebook, Tëitter e Instagram. ‘Po marrim pozicion kundër abuzimeve raciale. Pranojmë se platformat tona kanë përgjegjësitë e tyre dhe po përdorim zërin tinë për të kundërshtuar abuzimet raciale. Së bashku kërkojmë që platformat e mediave sociale të enteve futbollistike të bëjnë më shumë-lexohet në një postim që është kthyer një viral dhe jo vetëm mes lojtarëve të Premier Leagues.

sfidanti.al