Pol Pogba shfaqet bamirës; jep objektet e tij me vlere për t’u shitur në ankand

Pol Pogba shfaq anën më të mirë të tij teksa jep disa prej objekteve me shumë vlerë për t’i shitur në ankand, të ardhurat e siguruara nga të cilat janë te destinuara të shkojnë për bamirësi në ndihmë të adoleshentëve që jetojnë në zona problematike të Francës. Këpucët e përdorura në finalen e botërorit të 2018 me përfaqësuesen franceze ku Pogba arriti të shënojë edhe një gol, ishin sende që u shitën në ankandin e organizuar nga Shtëpia e Ankandeve, ‘Christie’ me vlerën e 30 mijë Eurove.

Po kështu në ankandin e organizuar në vendin transalpin u shit edhe fanela që Pogba veshi në cerekfinalen e Euro 2016 ndaj Islandës e fituar padyshim nga Franca që u shit për 4000 Euro, shifër kjo që rezultoi të ishte 4 herë më e lartë nga vlerësimi fillestar që iu bë.

Megjithatë jo gjithcka shkoi vaj për Pogba pasi jo të gjitha sendet e tij u shitën dhe këtu përfshihet fanela e tij e Juventusit që ai kishte veshur në fitoren ndaj Mancester Sitit në Ligën e Kampioneve të vitit 2015.

sfidanti.al