Mesut Ozil dhe Seak Kolashinac përjetuan momente frike në Londër. Futbollistët e Arsenalit ishin në makinën e mesfushorit gjerman kur u sulmuan në rrugë nga 2 persona të armatosur me thikë, një sulm ku u pa që Kolashinac të reagojë me shumë kurajo duke zbritur nga makina dhe për të luftiuar me dy keqbërësit duke mbrojtur shokun e tij të skuadrës.
Ishtë një skenë e pabesueshme që u regjistrua nga kamerat e sigurisë që ishin në rrugë. Video e këtij momenti shumë shpejt përfundoi në rrjetet sociale duke bërë xhiron e botës. I ndjekur prej tyre, Ozil hyri në makinë, me lojtarët që më pas hynë në një restorant. Policia shkoi në vendngjarje për të marrë dëshmitë e të pranishmëve. I ulur në tokë, Ozil u duk shumë i tronditur nga episodi.
Një zëdhënës i Policisë deklaroi se motociklistë tentuan të grabisnin një person. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri arritën të largoheshin pa pësuar dëmtime dhe hynë në një restorant për t’u mbrojtur ku bënë edhe deponimin e tyre te disa agjentë policie. Për momentin nuk është bërë ende asnjë arrestim, por policia po i vijon hetimet.
sfidanti.al