Ardon Jashari dhe Milani, Milani dhe Ardon Jashari. Gjatë ditëve të fundit, është thënë disa herë se si negociatat për t’i dhënë Massimiliano Allegrit mesfushorin e ri dhe të talentuar do të jenë të gjata dhe të lodhshme. Klubi kuqezi po shpenzon një sasi të konsiderueshme energjie për lojtarin e Club Brugge, të vetëdijshëm për faktin se klubi belg ka qenë gjithmonë një dyqan i shtrenjtë dhe një arrë e vështirë për t’u thyer. Milani tashmë ka marrë po-në nga Jashari për transferimin te kuqezinjtë. I forcuar nga kjo dëshirë nga ana e lojtarit, në orët e fundit ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë midis Igli Tare dhe drejtorit sportiv të Bruges. Milanezët tashmë kanë paraqitur një ofertë prej 27 milionë eurosh plus 5 në bonuse, ndërsa klubi belg kërkon ti afrohet shifrës 40 milionë.
Milani është gati për një ofensivë të re, 35 milionë, duke përfshirë bonuset shtesë. Një ofertë që, sapo të formalizohet, Bruges do ta vlerësojë, e vetëdijshme për forcën e vet, dëshirat e veta dhe faktin se një konkurrent i ri mund të shfaqet në horizont dhe të pranojë kërkesat e belgëve. Tani pritet hyrja e Borussia Dortmund, e interesuar për 22-vjeçarin dhe me 65 milionë eurot që Chelsea do të paguajë për të blerë Gittens, gjithçka është e mundur.
sfidanti.al