Mazraoui diagnostikohet me një sëmundje të rallë

Nous Mazraoui i është nënshtruar një operacioni në zemër pasi ka ankuar disa ç’regullime në rrahjet e zemrës. Marokeni, i cili i kushtoi arkave të Junajtid plot 20 milionë euro, kërkoi të zëvendësohej në mes të ndeshjes mes Junajtid dhe Aston Vilës pasi kishte probleme në zemër. Klubi anglez ka bërë me dije se ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe se lojtari pritet që të rikthehet në fushë shumë shpejt. Sipas medieve italiane u aludua se marokeni do të qëndronte larg fushave për më shumë se dy muaj, por sipas komunikatës të bërë publike nga klubi lojtari do të rikthehet në fushat e lojës më shpejt.

sfidanti.al