Maresca shihet si pasardhës i Guardiolës

Raportime nga media të ndryshme sugjerojnë se trajneri italian Enzo Maresca është kandidat për të zëvendësuar Pep Guardiolën si trajner i Manchester Cityt, në rast se spanjolli vendos të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.

Guardiola ka edhe një vit kontratë me Cityn, që skadon në verën e vitit 2027, por po shtohen raportimet se ai mund të largohet në fund të sezonit 2025-2026.