Te luash nje ndeshje ne Boteror futbolli eshte endrra e cdo femije por ajo eshte akoma me e madhe ku pjesemarrja ne nje eveniment te tille eshte arritje historike, si Peruja qe nuk luante ne kompeticion te tille qe nga Spanje 82.
Fernando Tapia, mesfushori 22 vjecar e kurorezoi endrren e tij, por per shkak te nje goditje te forte qe pesoi gjate nje perplasje me Kjaer ne ndeshjen me Danimarken, ai nuk mban mend asgje nga 87 minutat e luajtura. I vetmi kujtim i tij nga kjo ndeshje ishte ekzekutimi i himneve ne fillimin e ndeshjes.
Tani Tapia eshte mire dhe mjeku i ka dhene 2 dite pushim. Eshte e veshtire te mendohet se mund te luaje ndaj Frances, por me fund vendimin do ta marre trajneri Gareka.
Sfidanti.al