Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Liverpooli, pavarësisht krizës së thellë të rezultateve, nuk po e shqyrton idenë e shkarkimit të Arne Slot në këtë moment.
“The Reds” kanë pësuar tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit, por bordi i klubit nuk është duke diskutuar një ndryshim në stol.
“Pronarët e Liverpoolit janë duke marrë një vendim të menjëhershëm”, tha Romano në një video në kanalin e tij në YouTube.
Slot ende gëzon një nivel kredibiliteti te drejtuesit pas faktit që në sezonin e tij të parë pas epokës Jurgen Klopp, arriti t’i udhëheqë “Reds” drejt titullit në Premier League.
Megjithatë, pakënaqësia po rritet ndjeshëm te një pjesë e tifozëve të Liverpoolit.
Nëse ai presion rritet edhe më shumë në “Anfield”, pozita e Slot mund të bëhet seriozisht e rrezikuar.
Opsion i mundshëm është edhe rikthimi i Klopp, i cili njoftoi tifozët se është i hapur për të drejtuar sërish gjigantin anglez.

