Trajneri i Paris SG, Tomas Tuhel rrëfen me sinqeritet se ka vendosur që Alfond Areola do të jetë portieri numër 1 i skuadrës së tij, edhe pse konkurrenti është “një farë” Xhanluixhi Bufon. “I thashë Alfonsit se, për mendimin tim, ai meriton të jetë numri 1”, – theksoi gjermani. Edhe pse vendimi nuk është përfundimtar, sërish ai tregon sesa shumë përparime ka bërë djaloshi 25-vjeçar, me trupin e tij gjigand 1.95-metërsh.
Shumëkush mund të habitet, që ai konkurron si i barabartë apo edhe më mirë me kapitenë të tillë si Bufon apo Joris, veçse në ndeshjen ndaj Holandës ai treghoi një veprim akrobatik, spektakolar. Me një kërcim gjimnastikor apo edhe prej artesh marciale, Areola goditi traun e portës me shputën e këmbës së djathtë, ndërsa më pas bëri uljen në tokë, në majë të gishtave. Një shfaqje që nuk mbeti pa u vlerësuar nga publiku prej 80 000 tifozësh në “Stad dë Frans”.
Kung fuja e tij u krahasua menjëherë me atë të ish-yllit të parizienëve, Zllatan Ibrahimoviç (në foto), i cili e kishte atë aftësi nga sporti i taekuondos. Areola e nisi karrierën në Parisin e tij të lindjes, u bashkua me PSG-në në moshën 13-vjeçare dhe shpreson ta kalojë karrierën aty.
Sfidanti.al