Harry Kane po përjeton një nga periudhat më të mira të karrierës së tij te Bayern Munich, duke lënë pas vitet pa trofe te Tottenham Hotspur dhe duke shijuar sukseset në Gjermani. Sulmuesi anglez, pas më shumë se një dekade te Tottenhami pa arritur të fitojë trofe, ka gjetur më në fund lavdinë me Bayernin. Fundjavën e kaluar ai shtoi një tjetër titull në koleksionin e tij, duke fituar sërish Bundesligën, pas suksesit të sezonit të kaluar dhe triumfit në Superkupën e Gjermanisë.
Në ndeshjen e fundit kundër Shtutgartit, Kane arriti shifrën e jashtëzakonshme prej 51 golash në të gjitha kompeticionet këtë sezon, një dëshmi e formës së tij të shkëlqyer në moshën 32-vjeçare. Presidenti i nderit i klubit bavarez, Uli Hoeness, theksoi se klubi nuk ndjen presion për të ardhmen e lojtarit, pavarësisht klauzolës që skadon në vitin 2026 dhe kontratës deri në 2027.
Në një intervistë për Sky Sports DE, Kane u shpreh shumë i kënaqur me jetën në Mynih: “Jam vërtet i lumtur këtu. Me skuadrën, trajnerin dhe stafin që kemi, të gjithë punojmë në të njëjtin drejtim. Kemi ende shumë për të arritur këtë sezon dhe kjo është emocionuese”.
sfidanti.al

