Nuk janë të paktë sportistët që humbasin një pjesë të pasurisë që kanë fituar gjatë karrierës së tyre për shkak të investimeve të gabuara dhe Kafu është njëri prej tyre. një prej mbrojtësve më të mirë të krahut që ka pasur ndonjëherë përfaqësuesja braziliane por përjeton një prej momenteve më të vështira të jetës së tij për shkak të borxheve të akumuluara nga kompania e agjentëve sportivë të krijuar me bashkëshorten e tij, Rexhina
Bëhet fjalë për agjencinë Capi-Penta International Player, borxhet e së cilës variojnë nga 260 mijë Euro deri në 1.4 milionë Euro dhe për këtë arsye, Gjykata e Sao Paulos vendosi që të konfiskojë 5 prona të patundshme të Kafusë dhe Bashkëshortes së tij.
‘Është një problem imi. Mund të jap pronat, makinën, shtëpinë time. Mund të jap gjithcka për të paguar borxhet-u shpreh Kafu për të përditshmen ‘Folha de Sao Paulo’.
Por jo vetëm kaq, Prokuroria braziliane i ka bllokuar edhe 15 prona të tjera Kafusë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Kafu ka në zotërim 32 pasuri të patundshme që i ka siguruar gjatë karrierës së tij si futbollist që janë apartamente me sipërfaqe 55 m2 deri në prona me një sipërfaqe prej 38000 m2.
sfidanti.al