Interi pritet të zhvillojë një tjetër raund bisedimesh me Liverpoolin për transferimin e Curtis Jones. Mesfushori anglez ka munguar në miqësoren ndaj Comos, zyrtarisht për shkak të një problemi në ije. Megjithatë, mediat italiane pretendojnë se arsyeja e vërtetë mund të jetë dëshira e tij për t’u transferuar te Interi.
“Sport Mediaset” e ka cilësuar versionin për dëmtimin si një “gënjeshtër të vogël” për të fshehur situatën. Sipas raportimeve, Jones dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të nisë një aventurë të re në Serie A. 25-vjeçari thuhet se është joshur edhe nga mundësia për të luajtur në krah të bashkëkombësve John Stones dhe Djed Spence. Interi e sheh Jonesin si një përforcim të rëndësishëm për projektin e Cristian Chivut. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet diferenca mes kërkesave të dy klubeve për çmimin e transferimit. Liverpooli kërkon rreth 40 milionë euro, ndërsa Interi nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë. Kontrata e Jones me klubin anglez skadon vitin e ardhshëm, duke i dhënë Interit një avantazh në negociata.

