“Do flasim javën e ardhshme, ose pas dy javësh, por të dy palët janë të realaksuar”. Kjo është përgjigjja e Harry Kane i pyetur në lidhje me rinovimin e mundshëm të kontratës me Bayern Munich, një nga të paktat pikëpyetje që ka mbetur në shtëpinë e Bayern përpara startit të sezonit. Në fakt, ky diskutim zgjat prej kohësh, pasi Bayern Munich është përpjekur këto muaj t’i rrëmbejë “bomberit” anglez firmën për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi anglez është komod në këto negociata pasi duke nisur nga janari ka të drejtë të futet në diskutime me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij, Bayern kërkon të shmang pikërisht këtë pasi rrezikojnë që në fund të këtij sezoni ta humbasin falas, një situatë e ngjashme me atë të Robert Lewandowskit i cili u largua falas në Barcelonë. Pikërisht klubi blaugrana po kthehet sërish në një shqetësim pasi shohin te Harry Kane lojtarin ideal për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimet e Lewandowskit dhe Ferran Torres.

