Pep Guardiola ka reaguar ndaj pyetjeve rreth një kandidimi të mundshëm për postin e presidentit të Barcelonës, duke e përjashtuar kategorikisht idenë që të rikthehet në “Camp Nou” në një rol drejtues. “President i Barcelonës? Unë nuk e mohoj kurrë Barcelonën. Aty ku ke nisur, gjithmonë mbetesh tifoz,” u shpreh Guardiola. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk e sheh veten në një pozicion të tillë:
“Unë me kravatë në tribunën presidenciale? Jo, personalisht nuk e imagjinoj dot veten në atë rol.” Guardiola theksoi gjithashtu atmosferën unike që karakterizon klubin katalanas: “Barça është unike në këtë aspekt, sepse të gjithë kanë diçka për të thënë. Vetëm njerëzit brenda klubit duhet t’i kushtojnë vëmendje zhurmës së jashtme. Kjo është arsyeja pse është klubi më i madh dhe më special në botë: sepse të gjithë duan të kandidojnë për president ndaj edhe mund ta bëjmë këtë.” Deklaratat e Guardiolës vijnë në një periudhë ku Barcelona është sërish në qendër të diskutimeve rreth së ardhmes së saj institucionale dhe sportive.
sfidanti.al

