Gabriel Jesus drejt largimit nga Arsenali

Historia e Gabriel Jesus me Arsenalin duket se po shkon drejt fundit. Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht është në fazë rikuperimi pas dëmtimit të rëndë në ligamentin e kryqëzuar, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Topçinjtë”. Me Kupën e Botës 2026 që po afrohet, lojtari kërkon të sigurojë minuta loje në gjysmën e dytë të sezonit për të pasur shanse reale për një ftesë nga kombëtarja e Brazilit. Për këtë arsye, Gabriel Jesus dëshiron një transferim gjatë merkatos së janarit.

Arsenali është i gatshëm ta lërë të largohet dhe ka vendosur çmimin e kartonit të tij: mes 30 dhe 35 milionë sterlina. Ky vlerësim e bën sulmuesin një opsion tërheqës për shumë klube që kërkojnë përforcime në repartin ofensiv, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën e tij në Premier League dhe në garat ndërkombëtare. E ardhmja e Gabriel Jesus mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: për sulmuesin 28-vjeçar, janari mund të shënojë një kthesë të madhe në karrierën e tij.

sfidanti.al