Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, deklaroi i sigurt në një televizion spanjoll se nuk ka asnjë mundësi që klubi i tij të përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe nga La Liga në Spanjë. Kjo konfirmohet edhe nga UEFA e cila bën me dijë se kompeticionet kontinentale do të vazhdojnë këtë sezon ashtu siç janë nisur, pra do të shkojnë deri në fund. Në gjysmëfinale të Championsit janë Reali, Mançester Siti dhe Çelsi, që kanë vendosur të krijojnë Superligën Europiane, ndërsa në gjysmëfinalen e Ligës së Europës janë Mançester Junajtidi dhe Arsenali, që gjithashtu janë pjesë e 12 klubeve themelues. Gjysmëfinalet e para pritet të luhen mesjavën e ardhshme.
Sfidanti.al