Klubi zikaltër e kërkon si pasues të Sommer, ndërsa ai bardhezi e ka vënë në shënjestër, pasi do një “gardian” të nivelit të lartë. Derbi i Italisë nuk luhet vetëm mbrëmjen e Shën Valentinit, kur çdo tifoz i Interit dhe Juventusit duhet të zgjedhë mes të dashurës dhe supersfidës së Serie A. Luhet edhe në merkato për Guglielmo Vicario. Drejtuesit e Interit shohin tek ai profilin më të mirë për zëvendësuesin e Sommer. Edhe klubi bardhezi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, kërkon t’i dhurojë trajnerit Spalletti një nga portierët më të kërkuar të momentit. Zikaltrit po mendojnë prej kohësh për portierin e Tottenham, të cilit i skadon kontrata në qershor. Në anën tjetër, edhe Juventusi po lëviz për një portier të nivelit të lartë. Klubi torinez madje tentoi të joshte portierin e Milanit, Mike Maignan, i cili tashmë ka rinovuar me kuqezinjtë.
sfidanti.al

