Como nënshkruan me Varane

Como zyrtarizoi këtë të diel një përforcim të madh për mbrojtjen. Klubi italian, i sapongjitur në Serinë A, informoi se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Raphael Varane, për një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme me opsion për vazhdimin e kontratës. Qendërmbrojtësi francez 31-vjeçar ka përfaqësuar Manchester United për tri sezonet e fundit dhe i ka skaduar kontrata që nga 30 qershori. Në këtë mënyrë, Varane arrin me kosto zero për skuadrën e drejtuar nga Fàbregas. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë projekt të ri dhe mezi pres të filloj dhe të takohem me ekipin. Fillimisht isha kurioz të dija se për çfarë projekti bëhej fjalë dhe më pas pashë menjëherë se ishte i veçantë, ndryshe nga çdo gjë tjetër që më kishin ofruar, ndaj doja të dija më shumë. Sa më shumë mësoja, aq më interesante bëhej”, tha Varane në prezantimin e tij.

sfidanti.al