Çmimi “Golden Player Man” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Boy”, zhvilluar në Torino, iu kushtua kujtimit të Diogo Jota, futbollistit të Liverpoolit i cili ndërroi jetë më 3 korrik. Gruaja e tij, Rute Cardoso, e pranoi çmimin me duartrokitje nga publiku. Gjatë ndarjes së çmimeve u përkujtua Diogo Jota, futbollisti i cili vdiq tragjikisht korrikun e kaluar në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij André Silva. “Kam marrë një dashuri të madhe dhe të jashtëzakonshme nga të gjithë”, tha Rute Cardoso, dukshëm e prekur ndërsa kujtonte bashkëshortin e saj, i cili vdiq në moshën 28 vjeç. “Dua që ai të mbahet mend si një njeri i mirë dhe një person që dinte të jetonte”.
sfidanti.al

