Kolar akuzoi lojtarët e Barcelonës për mungesë sportiviteti; imazhet e nxjerrin bllof

Ondrej Kolar të martën përjetoi një mbrëmje magjike brenda fushave të lojës në Camp Nou teksa arriti t’u rezistojë gjuajtjeve të lojtarëve të Barcelonës, por pas kësaj gjërat ndryshuan sepse sajoi një histori mungese sportiviteti nga ana e disa prej futbollistëve të Barcelonës.

Në zonën mix Kolar u ankua për sjelljen e futbollistëve të skuadrës katalanase përvec Ter Shtegenit që e uroi për rendimentin e shfaqur prej tij në  fushën e lojës.

‘Ter Shtegen më priti në tunel. Më ndaloi dhe më tha se nuk kishte parë një paraqitje kaq të mirë prej shumë kohësh dhe I pëlqeu sesi luaja me këmbë-tha Kolar-qëndroi për të më pritur dhe për mua ky ishte një cmim. Messi dhe të tjerër u larguan dhe as nuk përshëndetën, ishte dicka e trishtuar. Kisha dëshirë t’I njihja dhe të shkëmbeja fanelat me ta, por nuk u sollën mirë’

Ajo që nuk llogariti Kolar është fakti që në stadium ishin shumë fotografë dhe imazhet e agjencisë Getty Images e nxorën bllof portierin e Slavias. Në fakt një një prej fotove të kësaj agjencie duket sesi Pike dhe Mesi e përqafuan pas ndeshjes. Po kështu edhe pamjet filmike të televizioneve shfaqën sesi Messi, Pike dhe Serxhi Roberto përshëndetën kapitenin e Slavias Sucek dhe disa prej futbollistëve të tjerë të skuadrës ceke dhe në sfond ishte edhe imazhi I përqafimit të Ter Shtegen me Kolar

Sfidanti.al