Mynshengladbahu ka 53 njerëz në skuadër për Europën!

Nuk është harruar kurrë ekipi i madh i viteve 70-të që u bë tmerri i kontinentit. Borusia e Mynshengladbahut do të jepte gjithçka që të ktheheshin edhe një herë ato ditë të lavdishme, ndërsa përgatitet me kokën ulur për një aventurë të re në Europë. Gazeta “Bild” thekson në mënyrë kurioze se fotoja zyrtare e verës është një rekord për Bundesligën, pasi aty gjenden plot 53 persona, dhe mungon vetëm shefi i kuzhinës, që ndodhet ende në udhëtim.

Janë 30 futbollistë, por edhe 23 persona të tjerë, që përbëjnë Gladbahun e këtij sezoni. Katër përgatitës atletikë, tre ndihmëstrajnerë dhe dy trajnerë portierësh, 5 fizioterapistë, 3 përgatitës fizikë si dhe mjekë. Ka një supervizor (mbikqyrës), një prezantues si dhe shoferi i autobusit. Menaxheri Maks Eberl thotë se “ne po bëjmë ç’mos që të jemi gati në çdo sektor”, ndërsa trajneri Marko Roze, shprehet që “unë duhet të jem gati që të delegoj përgjegjësi, pasi në fiziologji unë nuk di aq shumë sa specialisti”.

Sfidanti.al