Bundesliga, tragjedia Gentner; ndërroi jetë në stadium babai i kapitenit të Shtutgartit

Futbolli gjerman është në zi për Herbert Gentner. Babai i kapitenit të Shtutgartit Kristian Gendtner, ndërroi jetë në stadium gjatë sfidës që skuadra e djalit të tij zhvilloi me Hertën e Berlinit dhe që e fitoi me rezultatin 2-1. Herbert Gentner shfaqi probleme teksa ndodhej në zonën e biznesit të Mercedes Benz Arenës. Atij iu dha menjëherë ndihma mjekësore por pa mundur dot ta mbajë atë në jetë.

Klubi i parë që reagoi ndaj këtij lajmi të hidhur ishte Volfsburgu, me të cilin ka luajtur dikur Kristian Gentner

‘Mendimet tona shkojnë tek ish futbollisti ynë dhe kapiteni aktual i shtutgartit, Kristian gentner, babai i të cilit ndërroi jetë në mënyrë të papritur në stadium gjatë ndeshjes me Hertën e Berlinit. Ngushërllimet tona më të thella shkojnë për Kristianin dhe familjen e tij-lexohet në postimin e Volfsburgut në rrjetet sociale.

sfidanti.al