Brozoviç refuzon ofertën e sheikëve, bllokohet merkato e Inter

Duhet të ishte një “thesar” në merkaton e verës, por duket se është kthyer në një pengesë të madhe për planet e Inter. Ndryshe nga llogaritë që kishin bërë në klubin zikaltër, Marselo Brozoviç nuk dëshiron të transferohet në Arabinë Saudite. Ai ka refuzuar një ofertë marramendëse të Al Nasër për një kontratë 2-vjeçare me 20 milion euro në sezon. Kjo do të thotë se Inter nuk mund të arkëtojë 28 milion eurot që më pas t’I përdorte për të mbyllur marrëveshjen me Davide Fratezin, që është kthyer për momentin në objektivin kryesor të merkatos.

Në pamje të parë, duke iu referuar edhe postimeve në rrjetet sociale, mesfushori kroat duket se kërkon të përfitojë sa më shumë nga sheikët  arabë. Por në të vërtetë, ai kërkon të qëndrojë në futbollin e madh europian dhe pret një ofertë konkrete nga Barcelona. Por për momentin, merkato e kampionëve spanjollë është e bllokuar për shkak të problemeve financiare. Si pasojë edhe lëvizjet e Inter në tregun e transferimeve janë në “stend-baj”, derisa Brozoviç të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Sfidanti.al