Borussia Dortmund monitoron Asllanin

Borussia Dortmund po e monitoron me vëmendje sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit. Sulmuesi 23-vjeçar është shfaqur si një nga emrat më interesantë të merkatos së verës në Bundesligë, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse gjatë sezonit të fundit.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Dortmundit kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa vetë Asllani shihet i hapur ndaj një transferimi në “Signal Iduna Park”. Megjithatë, klubi verdhezi nuk pritet të bëjë lëvizje konkrete pa u finalizuar më parë largimet e disa lojtarëve nga reparti ofensiv.