Bledar Devolli, trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit

Bledar Devolli nis një aventurë të re në Kosovë. Trajneri gjirokastrit është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, skuadër që militon në Kategorinë e Parë. “FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli. Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm. Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.

sfidanti.al