Bayern i afron rinovimin portierit Neuer,

Drejtuesit e Bayern kërkojnë të rinovojnë me Manuel Neuer. Pavarësisht moshës 39-vjeçare të portierit, klubi bavarez ka besim te Neuer dhe synon të rinovojë kontratën me të edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas pedieve sportive gjermane, Bayern ka në plan të shesë Alexander Nubel, portierin e dytë që aktualisht e ka huazuar te Shtutgart. Situata nuk është aspak e thjeshtë në fakt, po të kemi parasysh edhe pagën e lartë të Nubel.

Manuel Neuer u bashkua me Bayern në verën e 2011-ës, kur u largua nga Shalke 04. Që atëherë “gardiani” i njohur ka bërë histori me klubin gjerman, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

sfidanti.al