Bayern fiton derbin e Bavarisë, Liga gjermane: Nuk ndalojmë kampionatin
Derbi I Bavarisë u vendos padyshim në favor të Bayernit të Mynihut. Skuadra e Hansi Flick mundi Augsburgun me rezultatin 2-0 me gola të Thomas Müller në minutën e 53 dhe të Goretzkës në të 91. Augsburgu arriti të shënojë një gol në minuitën e 89 që do të ishte ai I barazimit 1-1 me Niederlechner, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Bayerni e rritë në 4 pikë diferencën me Borussia Dortmund në vendin e dytë dhe 5 pikë me Leipzigun që është në vendin e tretë. Për skuadrën e Flick kjo është fitorja e 14 në 15 ndeshjet e fundit zyrtare.
Ndërkaq, në Ligën Gjermane është prekur tema për mundësinë e ndërprerjes së kampionatit për shkak të coronavirusit, një mundësi që presidenti Christian Seifert e hodhi poshtë në mënyrë kategorike
‘Nuk ka asnjë diskutim që sezoni do të luhet deri në mesin e muajit maj sic është parashikuar-tha Seifert-në këtë mënyrë do të mësojmë skuadrat që do të ngjiten në Bundesligë, ato që do të bien nga kategoria dhe skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë DFL dhe klubet do të kenë sigurinë për të programuar të ardhmen, pavarësisht vështirësive’.
Sfidanti.al