Fisnik Asllani mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës në Bundesligë. Sipas raportimeve të gazetës ‘Bild’, sulmuesi i Hoffenheimit është në krye të listës së Borussia Dortmundit për të përforcuar repartin ofensiv.
Klubi verdhezi ka nisur kontaktet e para për një transferim të mundshëm, duke e identifikuar 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, i cili pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” në fund të sezonit.

