Vora kalon Tiranën

Vora ka arritur të sigurojë fitoren e parë në “Abissnet Superiore” duke mposhtur Tiranën  me rezultatin 3-1. Vorakët, që ndeshjet në shtëpi i luajnë në stadiumin e Laçit, arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 35-të me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Karrica në minutën e 35-të. Në fillimin e pjesës së dytë

Vazhdoni leximin →

Egnatia prezanton blerjen e re

Egnatia përforcon organikën me një sulmues. Alessandro Albanese është zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Shqipërisë. 25-vjeçari, që së fundmi është aktivizuar në Belgjikë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Egnatian. “Alessandro Albanese pjesë e kampionëve. Sulmuesi ka nënshkruar kontratën për dy vitet e ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Vazhdoni leximin →

Disiplina “disiplinon” Martinin

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për parregullësitë e evidentuara në fundjavë. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini është pezulluar me dy ndeshje për protestë gjatë ndeshjes me Egnatian ku u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë, klubi kuqeblu paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të

Vazhdoni leximin →

Partizani prezanton Doumbia

Arafat Doumbia është lojtari më i ri i Partizanit. Mesfushori 20-vjeçar ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kryeqytetasit. “FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër mesfushorin premtues nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia. 20-vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Vazhdoni leximin →

Vora, Hasaj detyrohet të qëndrojë 6 muaj larg fushës së blertë

Lajme të këqija për Vorën dhe Francesko Hasajn, që u dëmtua në sfidën e parë të kampionatit kundër Partizanit. Pas ekzaminimeve të kryera është konfirmuar një dëmtim i rëndë për mesfushorin 24-vjeçar, që pritet të qëndrojë larg fushës së blertë rreth 6 muaj. “Klubi njofton se pas ekzaminimeve të kryera nga stafi ynë mjekësor, është

Vazhdoni leximin →

Flamurtari–Bylis, ndryshon axhenda, shkak bëhet stadiumi

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi

Vazhdoni leximin →

Prishtina afron shkodranin Spahija

Klubi i Prishtinës ka bërë një lëvizje mjaft interesante gjatë këtyre ditëve, teksa ka afruar në radhët e tij talentin shkodran Flori Spahija. Mbrojtësi i cili spikati me moshat e Vllanzisë e më pas la shenjë edhe me ekipin e parë të kuqebluve, u largua nga Shkodra gjatë verës duke dalë futbollist i lirë. Spahija

Vazhdoni leximin →

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Tafaj ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të bardhebluve, me të cilët fitoi tre herë titullin kampion të Shqipërisë, duke u shquar për kontributin e

Vazhdoni leximin →

Tirana humbet Dembele

Mahamadou Dembele nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për disa javë. Mbrojtësi francez i Tiranës ka pësuar një tërheqje dhe për këtë motriv i duhet të qëndrojë jashtë për gati tri javë. Mbrojtësi është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Mile, i cili në ndeshjet e ardhshme nuk do të mund të

Vazhdoni leximin →